info@kishadurres.com

KUSH JEMI

Perëndia na ka vendosur në këtë qytet dhe ne jemi duke e lavdëruar Atë dhe duke këshilluar cdo njeri përmes fjalës së Perëndisë që të transformohen në imazhin e Krishtit dhe të shërbejnë në misionin e Perëndisë në këtë botë. Kisha Biblike e Durresit eshte:

-      Nje kishe adhururese, duke lavdëruar Perëndinë përmes shpalljes së fjalës së Tij dhe duke e adhuruar atë ne jetëne  perditshme.

-      Nje kishe “ungjillizuese”,  duke mbajtur syte nga arat qe zbardhojne per korrjen, te zellshem per te fituar shpirtrat nga zjarri, si ne Durres edhe pertej qytetit tone, ne popuj,  fise gjuhe dhe kombe.

-      Nje kishe “studiuese” duke studiuar fjalën e Perëndisë që ta ndajmë drejt atë dhe ta zbatojmë në jetën e përditshme duke i dhënë atij Lavdi.

-   Nje kishe “trajnuese”. Permes dishepullizimit personal nje nga nje, pjesemarrjes ne sherbim dhe rritjes frymerore permes njohurive me te thella te fjales se Perendise (Mjetet e Trajnimit te Sherbimit dhe Insituti Biblik)  trajnojme njerezit e Perendise, qe te jene te afte per te sherbyer dhe te jene gati per Mbreterine qe po vjen.

 

Konsiderojmë një privilegj nga Perëndia që na është besuar Fjala e Tij e Shenjtë dhe që të ndajmë të vërtetën e Tij në botë duke kërkuar atë që ka humbur për shpëtimin e tij përmes besimit në Jezus Krishtin.

 

-      Nqs ju jeni një i/e krishterë qe sapo keni filluar nga ana shpirtërore dhe keni pyetje dhe kërkoni të njihni Perëndinë më mirë ju mund të gjeni një familje te Kisha Biblike e Durrësit

-      Nqs ju dëshironi të keni një mardhënie REALE me PERËNDINE jeni të mirëpritur te Kisha Biblike Durrës.

 

Sazan Hoxhaj

Pastor