Çfarë Besojmë
Ne besojmë Biblën, fjalën e Perëndisë. Bibla
është zbulesa plotë dhe hyjnore e Perëndisë për njeriun. Shkrimet e shenjta
(Bibla) janë të frymëzuara nga Perëndia dhe pa gabime dhe janë autoriteti
përfundimtar për besimin dhe jetën. Bibla është përbërë nga 39-të libra të
Dhiatës së Vjetër dhe 27-të libra të Dhiatës së Re. 2 Timoteu 3:16,17
Ne besojmë që është vetëm një Zot i gjallë e i
vërtetë, përjetësisht ekzistues në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë,
bashk-identike në natyrë, të bashk-barabartë në fuqi dhe lavdi dhe përsosje ku
secili në mënyre të njëllojtë, meriton adhurim dhe bindje. L.Përtërië 6:4; 1
Gjoni 5:7, Gjoni 14:10,26 2 Kor 13:14
Ne besojmë se Jezus Krishti është Perëndia
Bir, që u bë njeri, lindi nga një virgjëreshë, jetoi 33 vjet e gjysëm mbi Tokë
pa mëkat, vdiq mbi kryqin e Kalvarit, u varros dhe u ringjall të tretën ditë.
Isaia 7:14,9:6; Luka 1:35; 1 Kor 15:3,4
Ne besojme qe Jezus Krishti erdhi në këtë
planet që të zbulojë Perëndinë dhe të shpëtojë mëkatarët. Gjoni 1:1,14, Gjoni
1:29; Rom 5:8. Zoti Jezus Krisht realizoi shpengimin tone permes vdekjes
vdekjes së tij në kryq si një përfaqsues, Qengj i Perendise, u flijua dhe
shlyeu mëkatet tona. Pastaj u ngrit nga vdekja, u ngjit në qiell dhe tani është
në të djathtën e Perëndisë Atë duke ndërmjetësuar për ne. Veprat e Apostujve
1:9,10; Romakëve 8:34
Ne besojmë që Jezus Krishti do të kthehet
fizikisht në mënyrë të dukshme përseri mbi tokë për të mbretëruar Zakaria
14:4-11; Zbulesa 19:11-16
Ne besojmë qe Fryma e Shenjtë është një person
që bind botën për mëkat, drejtësi, dhe për gjykim dhe banon në trupat e
besimtarëve që nga momenti i shpëtimit. Në momentin e shpetimit Ai rigjeneron
dhe pagëzon të gjithë besimtarët në trupin e Krishtit si dhe i vulos deri në
ditën e shpengimit. Gjoni 16:8-11; 1 Korintasve 12:12-14; Efesianëve 1:13,14 Ne
besojmë që Fryma e Shenjtë është mësuesi hyjnor që u jep besimtarëve të kuptuar
të Shkrimeve te Shenjta dhe u jep besimtarëve dhunti për t'i shërbyer Zotit dhe
njeri-tjetrit. Gjoni 14:26; Romakëve 12:3-8
Ne besojmë që njeriu u krijua sipas
shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe në ngjashmëri me Të, por për shkak të mëkatit të
Adamit, gjithë rraca njerëzore trashëgoi natyrën mëkatare. Njeriu lind me
natyrë mëkatare, dhe është i paaftë të bëjë ç’ka i pëlqen Perëndisë dhe të
rregullojë natyrën e humbur. Zanafilla 1:26,27; Romakëve 3:22,23
Ne besojmë që vdekje
do të thotë ndarje dhe jo asgjesim. Konkretisht, vdekja fizike karakterizohet
nga ndarja e frymës nga trupi (vdekja e parë). Vdekja shpirtërore karakterizohet
nga ndarja e shpirtit nga Perëndia (vdekja e dyte). çdo person që lind vetëm
fizikisht, përjeton vdekjen fizike dhe shpirtërore, kurse çdo person që është
rilindur (nga Fryma) përjeton vetëm vdekjen fizike. Zanafilla 35:18; Zbulesa 21:8
Ne besojmë se shpëtimi është tërësisht prej
Perëndisë, me anë të hirit, nëpërmjet besimit. Përpjekjet e njeriut për ta
nxjerrë veten të drejtë para Perëndisa janë të dështuara, asnjë fe, asnjë vepër
nuk mundet t’a shpëtojë njeriun. Njeriu shpëtohet vetëm nga hiri i Perëndisë
përmes besimit në Zotin Jezus Krisht. Isaia 64:6; Efesianët 2:8-10; Vep 16:31;
Rom 10:9,10,13
Ne besojmë që të gjithë njerëzit e rilindur,
janë shpëtuar, ruajtur dhe mbahen nga fuqia e Perëndise dhe janë të sigurt dhe
përgjithmonë në Krishtin Gjoni 6:37-40; 10:27-30; Rom 8:1, 38-39; 1 Kor 1;4-8,
1 Pjet 1:4,5) Ne besojë që Perëndia na ka bërë të lire në Krishtin dhe të
sigurt në Të, dhe kjo na jep gëzim e megjithate Bibla meson qartë që kjo liri
nuk është për ta përdorur si një rast për mishin Rom 13:13-14; Gal 5:13
Ne besojmë që kisha
siç është përdorur në Bibël, ka dy kuptime. Së pari, përfaqëson të
gjithë besimtarët të rilindur nga koha e Jezusit vetë. Gjithashtu, përfaqëson
asamble të besimtarëve në lokalitete të veçanta - d.m.th. kisha lokale. Kisha
lokale duhet të ketë anëtarë që janë të rilindur, dhe ka autoritetin të kryejë
urdhërimet e pagëzimit dhe darkës së Zotit. Kisha lokale është mjeti Biblik për
të kryer shërbimin e Perëndisë mbi Tokë. Efesianet 1:22-23, 5:25-27; 1
Korintasve 12:12-14, Mateu 28:19-20; 1 Kor 11:23-26
Ne besojmë që Satani është një person, autori i
mëkatit dhe armiku i deklaruar i Perëndisë dhe i njeriut. Ai është Perëndia i
kësaj bote sot, në kuptimin që ai kontrollon sistemin e botës së sotme. Ai do
të përfundojë përjetësisht në liqenin e zjarrtë. Isaia 14:12-17, Mateu 4:2-11,
25:41; Zbulesa 21:11-15
Ne besojmë që ngjarjet e fundit do të kalojnë sipas kësaj renditjeje:
- Ngjarja e parë që do të ndodhë nga Perëndia është marrja e Kishës 1 Thes 4:13-18
- Ndërkohë që kisha takon Perëndinë në qiell dhe e adhuron Atë (Zbulesa 4&5) njerëzimi që ka mbetur në planet hyn në një periudhë (rreth) 7 vjeçare që karakterizohet nga shumë vuajtje për shkak se Perëndia derdh zemërimin e Tij mbi Tokë. Zbulesa 6:1-19:11
- Në fund të kesaj periudhe (rreth) 7 vjetëve, Jezus Krishti do të kthehet fizikisht në Tokë për të vendosur mbretërinë e Tij 1000 vjecar. Zbulesa 19:11-Zbulesa 20:10
- Në fund të 1000 vjetëve, vjen gjykimi i fundit i gjithë të pashpëtuarve. Zbulesa 20:11-15
- Më në fund do të vendosen Toka e re, Qielli i ri dhe Jeruzalemi i ri dhe do të jetojmë në paqe, dashuri dhe harmoni në përjetësi. Zbulesa 21 & 22
- Deklarata e besimit nuk shteron sepse Bibla është burimi dhe autoriteti ynë në gjithçka që besojmë.