KUSH JEMI
Perëndia na ka vendosur në këtë qytet dhe ne jemi duke e
lavdëruar Atë dhe duke këshilluar cdo njeri përmes fjalës së Perëndisë që të
transformohen në imazhin e Krishtit dhe të shërbejnë në misionin e Perëndisë në
këtë botë. Kisha Biblike e Durresit eshte:
-
Nje kishe adhururese, duke lavdëruar Perëndinë përmes shpalljes së fjalës së
Tij dhe duke e adhuruar atë ne jetëne
perditshme.
-
Nje kishe “ungjillizuese”, duke mbajtur syte
nga arat qe zbardhojne per korrjen, te zellshem per te fituar shpirtrat nga
zjarri, si ne Durres edhe pertej qytetit tone, ne popuj, fise gjuhe dhe kombe.
-
Nje kishe “studiuese” duke studiuar fjalën e Perëndisë që ta ndajmë drejt atë
dhe ta zbatojmë në jetën e përditshme duke i dhënë atij Lavdi.
- Nje kishe “trajnuese”. Permes dishepullizimit personal nje nga nje, pjesemarrjes
ne sherbim dhe rritjes frymerore permes njohurive me te thella te fjales se
Perendise (Mjetet e Trajnimit te Sherbimit dhe Insituti Biblik) trajnojme njerezit e Perendise, qe te jene te
afte per te sherbyer dhe te jene gati per Mbreterine qe po vjen.
Konsiderojmë një privilegj nga Perëndia që na është besuar
Fjala e Tij e Shenjtë dhe që të ndajmë të vërtetën e Tij në botë duke kërkuar
atë që ka humbur për shpëtimin e tij përmes besimit në Jezus Krishtin.
-
Nqs
ju jeni një i/e krishterë qe sapo keni filluar nga ana shpirtërore dhe keni
pyetje dhe kërkoni të njihni Perëndinë më mirë ju mund të gjeni një familje te
Kisha Biblike e Durrësit
-
Nqs
ju dëshironi të keni një mardhënie REALE me PERËNDINE jeni të mirëpritur te
Kisha Biblike Durrës.
Sazan
Hoxhaj
Pastor